Gjermania: Aplikacioni Telegram po shndërrohet në “medium për radikalizimin”
Lexohet për: 2 min.
telegram-beta-hero
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një zyrtar i lartë gjerman i sigurisë deklaroi sot se agjencia e tij ka krijuar një grup pune për të hetuar individët e dyshuar për përdorimin e Telegramit për të kryer krime, mes shqetësimeve në rritje se aplikacioni i mesazheve po bëhet një “medium për radikalizimin”.

Zyra Federale e Policisë Kriminale të Gjermanisë paralajmëroi se aplikacioni po përdoret për të synuar politikanët, shkencëtarët dhe mjekët për rolin e tyre në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

“Pandemia e koronavirusit në veçanti ka kontribuar që njerëzit të radikalizohen në Telegram, duke kërcënuar të tjerët dhe madje duke publikuar thirrje për vrasje”, tha shefi i agjencisë, Holger Muench.

Ai tha se grupi i punës do të kërkonte bashkëpunimin e Telegramit, por gjithashtu do të merrte masa nëse nuk e bën.

Qeveria gjermane është përpjekur për vite me radhë, me pak sukses, që  Telegrami të respektojë rregullat e vendit për heqjen e përmbajtjeve të paligjshme.

Kompania që qëndron pas aplikacionit, e cila pretendon se ka qindra miliona përdorues në mbarë botën, është e vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Muajin e kaluar, policia gjermane kreu bastisje në landin Saksonia pas raportimeve të mediave se një grup njerëzish në Telegram diskutuan planet për  vrasjen e guvernatorit Michael Kretschmer dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë së tij. Anëtarët e grupit ndanë një refuzim të vaksinimeve, politikat e shtetit dhe qeverisë për koronavirusin, përcjell AP.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025