Libri “UÇK përballë shpifjeve”, është një analizë për të treguar se të gjithë ata që ngren probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës çlirimtare, e kanë të burimin në Beograd dhe nuk ka rëndësi se në cilën gjuhë e deklarojnë. Cilatdo gjuhë që deklarohen akuza ndaj UÇK-së burimin e kanë në Beograd. Pikërisht këtë jam përpjekur ta argumentoi me fakte dhe dokumente në këtë libër. Kështu ka thënë gjenerali Kudusi Lama në një intervistë për KosovaPress.
Gjenerali i luftës së Kosovës, Kudusi Lama përmes librit të tij me titullin “UÇK përballë shpifjeve”, e cila është një analizë dokumentesh, i kundërvihet Gjykatës Speciale në Hagë dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë i quan prokurorë hitlerian.
Gjeneral Lama kërkon nga shteti i Kosovës që me çdo kapacitet që ka, t’u dal në mbrojtje llogores së parë që mbrojtjen tokën e Kosovës e që po mbahen të paraburgosur në Hagë, ndërsa avokatët e tyre porositë që të jenë të bashkuar karshi akuzave.
“Libri ‘UÇK përballë shpifjeve’ është një analizë për të treguar se të gjitha ata që ngren probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj luftës çlirimtare të Kosovës e kanë të gjithë burimin në Beograd, nuk ka rëndësi në cilën gjuhë e flasin apo e deklarojnë mendimin, opinionin apo akuzën e tyre qoftë në gjuhën shqipe, qoftë në gjuhën angleze, franceze, gjermane, cilat do gjuhë që deklarohen akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës burimin e kanë në Beograd. Pikërisht këtë unë jam përpjekur ta argumentoj me fakte dhe dokumente në këtë libër”, theksoi gjenerali Lama.
“Gjithçka lidhet me një libër që është botuar në Beograd në vitin 2004 që titullohet ‘Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovës’ ku janë të evidencuar 156 emra prej atyre që ata i konsiderojnë engjëjt të zinj. Ashtu sikurse janë evidentuar të gjitha zonat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe të gjithë komandantët si krerë klanesh mafioze, si krerë terrorizmi. Dhe pikërisht me këtë gjuhë që ka folur ky libër flet mjaftë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër luftës me akuza nga më monstruoze, flasin edhe në raportin që ka paraqitur në Këshillin e Evropës Dick Marty që për fatin e keq është një kopje gati origjinale e librit ‘Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovë‘, dhe prej këtu konkluzioni është i thjesht për t’u nxjerr që burimi ishte në Beograd e shkruajtën serbët apo e shkruajti Dick Marty pak rëndësi ka e përkthyen serbët në anglisht, apo e përktheu Dick Marty pak rëndësi ka e rëndësishme që ai raport u paraqit në Këshillin e Evropës dhe Këshilli i Evropës mori mendtë e Beogradit a në panjohuri a në padijeni a me dëshirë a me trysni a për t’i bërë qejfin Serbisë ata e dinë vetë unë nuk mund të paragjykoj, por që Këshilli i Evropës bëri një gabim fatal në përpjeke për të minuar historinë kombëtare shqiptare për mua bëri një gabim të pafalshëm dhe jam i sigurt se një ditë Evropa për këtë gabim që ka bërë do të kërkoj falje”, theksoi gjeneral Lama.
Duke folur për procesin gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Lama shprehet se Prokuroria Speciale po merr në pyetje si dëshmitarë, luftëtarë të UÇK-së sikur në kohën e UDB-së.
“Jo vetëm prej këtyre por ata po vazhdojnë të marrin informacion nga Beogradi, ajo Prokurori po fuqizohet me informacion nga Beogradi, po krijon dosje pas dosjesh me informacion nga Beogradi, po merr në pyetje luftëtar e njerëz nga më të ndryshmit duke i marr sikurse në bisedat informative të UDB-së njëherë moti thjesht pale mos gabon diku që të thotë diçka që të nxjerr diçka që kam qejf unë që ta komentoj si dua unë. Domethënë Prokuroria ka rënë në nivelin e një Prokurorie fashiste, naziste, hitleriane absolutisht asnjë lloj ndryshimi nuk kanë këta lloj prokurorësh nga prokurorët e Hitlerit para dhe gjatë luftës së dytë botërore”, theksoi ai.
Autori i librit “UÇK përballë shpifjeve”, thotë se prokurorët e Dhomavë të Specializuara në Hagë nga ky gjykim ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po marrin paga të majme.
Gjenerali i luftës në Kosovë, Kudusi Lama duke besuar fuqishëm në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, thotë se ndoshta gjithë procesi gjyqësor mund të zgjasim edhe deri në 15 vite.
“Ata djem që janë atje janë luftëtar të kombi të tyre dhe ata janë në luftë, realisht sot llogorja e parë për mbrojtjen e kombit është në Hagë dhe në llogoren e parë iu takon fatit ata djem që janë atje. Dhe unë jam i bindur se ata do ta kryejnë detyrën e tyre të luftëtarit shumë mirë, ata nuk i kanë borxh askujt, nuk i kanë askujt borxh ata janë thjesht të marr peng të mbyllur atje brenda dhe tani gjithsecili mund të bëjë se si i do qejfi dhe si të duan sepse derën ua kanë mbyllur me çelës nga jashtë..Ata nuk kanë asnjë të drejtë të na i trajtojnë djemtë në atë mënyrë se si na i trajtojnë. A do të na i mbajnë do të na i mbajnë, do të na i lodhin do të na i maltretojnë sepse kanë shumë dëshirë që t’i dënojnë por që unë jam krejt i sigurt e ata do të vinë kryelartë dhe faqebardhë në Kosovë dhe përpara kombi shqiptar pavarësisht se ndoshta të lodhur, pavarësisht se ndoshta edhe shumë të plakur....15’48 jam i sigurt që do të kthehen të pafajshëm por do të kthehen shumë të lodhur sepse ata rrugët e mëdha nuk i lëshojnë do t’i mbajnë bajagi gjatë...ndoshta edhe 15 vite të pafajshëm por i mbajnë sepse ata i shohin interesat e veta”, deklaroi gjenerali Lama.
“Në Beograd është botuar një libër ‘Gjenocidi shqiptar kundër serbëve’ që është përkthyer në të gjitha gjuhët e botë dhe po qarkullon sot me të madhe në gjithë botën dhe po bëhet një fushatë e jashtëzakonshme që ne paskemi bërë një krim monstruoz gjenocidal kundër serbëve. Ata na kanë vrarë ata kanë ardhur në tokën tonë na kanë vrarë burrat, gratë, na kanë vrarë fëmijët, na kanë përdhunuar kanë shkuar ne jemi ata që kemi kryer gjenocid dhe ai libër sot po shpërndahet me të madhe në të gjithë botën në të gjitha gjuhës, e sponsorizon shteti. Këtu ne jemi deficitar sepse institucionalisht nuk por ndërmerret asnjë veprim serioz jo thjesht për tu hedhur fjalë politike, por veprim serioz që edhe ne të përgjigjemi me të njëjtën veprim që bëjnë serbët në marrëdhënie me njerëzit tanë. Ata njerëz që janë atje janë jo vetëm përballë akuzave të këtij raport, janë jo vetëm përballë akuzave të Beogradit që i prodhon të gjitha, por tani edhe përballë fabrikimit të akuzave nga më të ndryshmeve deri tek drejtimi i gjenocidit anti-serb”, theksoi Lama.
Doktori i shkencave ushtarake, Kudusi Lama kërkon nga avokatët që mbrojnë ish-krerët politik në Kosovë që të mos copëtohen sepse copëtimi i tyre do të ishte në favor të Prokurorisë Speciale.
Ish-komandanti i divizionit të këmbësorisë në Kukës kërkon nga institucionet kosovare ta intensifikojnë punën për ta zbardhur në mënyrë? institucionale gjenocidin e Serbisë? ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999.
Ndërsa, po ashtu i bënë thirrje shtetit të Kosovës që çdo kapacitet që ka ta vë në dispozion për të mbrojtur ish krerët e UÇK-së që me shumë se një vit janë të paraburgosur në Hagë.
Ushtaraku shqiptar e mbështet premtimin e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti për të ngritur padi ndaj Serbisë për gjenocid të kryer ndaj popullit shqiptar.
Gjenerali, Kudusi Lama ka marrë pjesë aktive në gjithë dinamikën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke dhënë kontribute të konsiderueshme. Ai është edhe veteranë i luftës së UÇK-së. Botues i librit “ UÇK përballë shpifjeve”, është Olymp, ndërsa është mbështetur financiarisht nga shtypshkronja “Era”.
Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është ish-senatori zviceran, Dick Marty.