Gjenerali amerikan i Gardës së Ajovës rikonfirmon vazhdimin e mbështetjes për FSK-në
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjenerali amerikan i Gardës së Ajovës rikonfirmon vazhdimin e mbështetjes për FSK-në
bashkim jashari iowa
23/04/2026 - 09:43
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (zyrtari më i lartë administrativ i saj), gjeneral majori Stephen Osborn, ka përfunduar një vizitë disa ditore në FSK, të cilën e vlerësoi për progresin që ka bërë, ndërsa premtoi se shteti i tij do të vazhdojë të punojë për forcimin e ushtrisë së Kosovës.

Mysafiri amerikan u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari me të cilin, siç thuhet në një njoftim zyrtar, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, “i cili u vlerësua si shumë i suksesshëm”.

Osborn ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u informua për zhvillimet kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe aktivitetet trajnuese. Diskutimet u fokusuan në prioritetet kryesore dhe planifikimin e përbashkët për të ardhmen.

Gjithashtu, Gjeneral Osborn vizitoi edhe Gardën Kombëtare të Kosovës, ku iu prezantuan kapacitetet specialistike, sfidat aktuale dhe objektivat zhvillimore të kësaj strukture. Në këtë kuadër, u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të specializuara.

Njoftimi i FSK-së thotë se gjenerali Osborn falënderoi gjenerallejtënant Jasharin për pritjen dhe vlerësoi progresin e arritur nga FSK-ja, duke rikonfirmuar mbështetjen për avancimin e mëtejmë të kapaciteteve operacionale në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026