Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia nis hetimet
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur i vdekur në një shtëpi në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.

“Viktima, mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete në rrugën "Tahir Efendija" në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira. Personeli mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024