Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Prizren
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Prizren
prizren
26/03/2026 - 16:38
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të moshuar, i cili është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

“Me datën 26.03.2026, rreth orës 11:36, Policia ka pranuar një informatë për një rast ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren, sipas ekipit të Urgjencës. Patrulla policore, së bashku me ekipin kujdestar të hetuesisë dhe ekipin e krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, i cili gjendet tek banesat e ish TMK-së.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Bazuar në të dhënat fillestare, viktima është mashkull i moshës rreth 70 vjeç dhe ende nuk është identifikuar. Ekipi i Urgjencës ka konstatuar se vdekja ka ndodhur të paktën 2 deri në 3 orë para arritjes së tyre në vendngjarje, ndërsa nuk janë vërejtur shenja të një vdekje të dhunshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, të cilët, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme.

Policia ka apeluar tek qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e viktimës, të kontaktojnë stacionin më të afërt policor ose të telefonojnë në numrin emergjent 192.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026