Gjendet pa shenja jete një 21-vjeçar në Mitrovicë
Lexohet për: 1 min.
1-.-Uniforma-e-Policise-2-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një 21 vjeçar të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Kjo u konfirmua për KosovaPress nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë, ka thënë Zahiti.

“Të dielën rreth orës 16:50 është raportuar se është  gjetur pa shenja në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica H. B. 21 vjeçar”, tha Zahiti.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025