Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia jep detaje
Foto Ilustruese
Pak para mesnatës një person është gjetur pa shenje jete në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili konfirmoi se viktima ishte gjetur në rrugën Radovan Zogoviç, raporton KosovaPress.
Sipas Policisë së Kosovës vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për rrethanat e vdekjes po vazhdojnë.
“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në rrugën Radovan Zogoviç në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.