Gjendet lëkura e fosilizuar më e vjetër e njohur në botë
Lexohet për: 2 min.
fw323f32
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëkura e fosilizuar më e vjetër e njohur në botë i përkiste një lloji zvarraniku që jetonte përpara se dinozaurët të bredhin në Tokë, ka zbuluar një studim i ri.

Fragmenti i lëkurës së fosilizuar të zvarranikëve u gjet në një shpellë gëlqerore në Oklahoma, Shtetet e Bashkuara dhe është të paktën 130 milionë vjeçar, fosili më i vjetër i lëkurës i njohur më parë.

Studiuesit nga Universiteti i Torontos Mississauga identifikuan një fragment lëkure me një sipërfaqe me guralecë, e ngjashme me lëkurën e krokodilit, sipas një njoftimi të botuar të enjten. Ky fragment lëkure daton rreth 289 milionë vjet më parë dhe është mostra më e vjetër e njohur e një epiderme të ruajtur, e cila është shtresa e jashtme e lëkurës së zvarranikëve tokësorë, zogjve dhe gjitarëve.

Epiderma "ishte një përshtatje e rëndësishme evolucionare në tranzicionin drejt jetës në tokë", thuhet në njoftim.

Bashkautori i studimit Robert Reisz, një profesor i biologjisë pranë Universitetit të Torontos Mississauga, i cili hulumton paleontologjinë e vertebrorëve, tha për CNN se është "shumë e rrallë" të gjesh lëkurë të fosilizuar "pavarësisht nga fakti se është organi më i madh në trup".

"Ajo dekompozohet shumë lehtë pasi kafsha vdes," tha Reisz, i cili shpjegoi se kjo mostër u ruajt për shkak të veçorive unike të sistemit të shpellave gëlqerore Richards Spur, ku janë gjetur shumë nga shembujt më të vjetër të kafshëve të hershme tokësore.

“Kushtet në shpellë ishin vërtet shumë të pazakonta”, tha Reisz për CNN, duke përmendur kiminë e sendimentit të argjilës, ujin dhe praninë e hidrokarbureve. Studimi është publikuar në revistën “Current Biology”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024