Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb 8 cm është gjetur i gjallë në trurin e një gruaje australiane.
Krimbi u nxor nga lobi frontal i dëmtuar i pacientit gjatë operacionit në Canberra, kryeqytetin e Australisë, vitin e kaluar.
Paraziti i kuq mund të kishte ketë qenë deri në dy muaj në trurin e saj.
Studiuesit po paralajmërojnë se rasti nxjerr në pah rrezikun e shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.
Krimbi i rrumbullakët “Ophidascaris robertsi” është i zakonshëm te “carpet pythons” - gjarpërinjtë jo helmues që gjenden në pjesën më të madhe të Australisë.
Duke shkruar në revistën Emerging Infectious Diseases, Mehrab Hossain, një ekspert australian në parazitologji, tha se ai dyshon se gruaja u infektua pasi përdori bimët e kontaminuara nga feçet e pitonit dhe vezët e parazitëve për gatim.