Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft strategjinë për arsim 2022-2026.
Në këtë takim, kryesuesi i ekipit hartues nga MASHTI, Haki Sfishta, tha se buxheti për këtë strategji arrin koston totale 322.8 milionë euro, ndërsa ka shtuar se në buxhetin e vitit 2023 është aprovuar edhe një buxhet prej 6 milionë eurove për digjitalizim.Në kuadër të strategjisë 2022-2026 do të jenë 5 objektiva strategjike: rritja e përfshirjes dhe qasjen e barabarte për edukimin në fëmijërinë e hershme, arsimi para universitar, aftësimi profesional, arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Ndërsa ka shtuar se kanë synim të arrijnë rritjen e numrit të arsimit parashkollor dhe ngritjen e çerdheve.
“Faze e përgatitjes së dokumentit ka filluar ne gusht dhe kemi punuar ne analizën e gjendjes në periudhën tetor-nëntor dhe gjatë analizës janë shqyrtuar gjitha të gjeturat dhe që kanë nevojë të përfshihen në dokumentin e ardhshëm. Me vonë është përcaktuar vizioni, sistemi i objektivave në grupet punuese... dhe presim që gjatë këtë muaji të finalizohet strategjia dhe të aprovohet në Qeveri”, tha ai.
Lirie Lokaj, nga GIZ-i gjerman, tha se Qeveria gjermane është e fokusuar në punësimin e të rinjve dhe orientimin e tyre në tregun e punës.
“Qeveria Gjermane është e fokusuar në rritjen e punësimit te të rinjve përmes përmirësimit, orientimit në karrierë, përfshirjes së shtuar së sektorit privat në arsim dhe aftësim profesional dhe në përgjithësi orientim më të mirë në tregun e punës për të rinj... Roli ynë si GIZ në hartimin e strategjisë së arsimit ka qenë më shumë si pasivitues përderisa MASHTI e ka pasur rolin udhëheqës gjatë gjithë procesit... Sot ne kemi para vetes një version pothuajse final të strategjisë dhe uroj që të përfitojnë të gjithë sa më shumë nga ky takim duke ofruar kontributet tona të çmueshme, finale të cilat do të pasurojnë dhe perfeksionojnë me tepër këtë dokument. Ne si GIZ do të qëndrojmë të përkushtuar dhe pranë partnerit tanë, pranë ministrisë arsimit edhe në vitet e ardhshme duke kontribuuar në zbatimin e kësaj strategjie”, tha ajo.