Gjashtë persona të vdekur nga tërmeti në Hatay të Turqisë
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_a003963fd532e687bb9ac5a9d8fb373c
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe 294 të tjerë lënduan pasi një tërmet i ri mbrëmë goditi provincën më jugore të Hatay-t të Turqisë.

Lëkundjet e fundit goditën rrethin Defne të Hatayt, rreth orës 20:04 me orën lokale.

Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.8 të Rihterit, tre minuta më vonë, me epiqendër në lagjen Samandag të Hatay-t, shkruan Anadolu Agency, përcjell KosovaPress

Tërmeti me qendër në Hatay ndodhi dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaras. Tërmetet e fuqishme goditën 10 provinca të tjera më 6 shkurt - Hatay, Gaziantep, Malatya, Sanliurfa, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Elazig. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, me numrin e të vdekurve tani mbi 41,000, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025