Gjakova kërkon medalje në Botërorin e Xhudos, thotë se pa Tonin nuk do të ishte kampion
Lexohet për: 2 min.
4-Akil GJakova
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shpalljen kampion të Evropës në evropianin që u zhvillua në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë, Akil Gjakova e konsideron si garën më të mirë të tij në karrierë.

Ai thotë se të garuarit para publikut kosovar i ka dhënë emocione të veçanta dhe motiv shtesë për të dhënë maksimumin.

Në një intervistë për KosovaPress, Akili thotë se gjysma e parë e vitit 2023 nuk shkoi aspak mirë, por pastaj ai pati ngritje të formës dhe si rezultat arriti të sigurojë tri medalje.

“Kosova është këtu”, ishin fjalët e Akilit kur u shpall kampion i Evropës në Prishtinë, mesazh ky përmes të cilit ai thotë se tregoi qëllimin e tij që e kishte nga fillimi që të dëgjohej himni i Kosovës para të gjithëve në fund të asaj gare.

Por, Akili nuk do të ndalet me kaq teksa zbulon synimet e tij për vitin 2024.

Prapa këtyre sukseseve, Akili thotë se qëndron vetëm një emër dhe ai është trajneri Driton Kuka.

Në Evropianin e Xhudos, i suksesshëm u treguan edhe xhudisti Dardan Cena, i cili rrëmbeu medaljen e bronztë. Akili thotë se Dardanin e sheh si vëllain e tij të vogël dhe se është i bindur se ai do të ketë suksese në të ardhmen.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që në Kosovë u organizua një garë kaq e madhe e sportit të xhudos, siç ishte Kampionati Evropian, ndërsa pritet që Federata e Xhudos të aplikojë edhe për organizime të tjera të këtij niveli./A. Bytyqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024