Giresse flet për ndeshjet e qershorit, zbulon pse mungojnë Hadërgjonaj, Muja, Berisha e Zeneli
Lexohet për: 2 min.
Giresse-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur sot konferencën e parë për media para ndeshjeve të muajit qershor kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Giresse tregoi se si po planifikon që ekipi të jetë në gjendje të mirë psikologjike, pasi që “Dardanët” rikthehen nga dy barazimet në ndeshjet e fundit ndaj Andorrës dhe Izraelit, raporton KosovaPress.

Duke marrë parasysh se ka ende lojtarë që nuk i janë bashkuar kombëtares në grumbullim, Giresse tha se pret që nesër skuadra të kompletohet, dhe se më pas do të fillojnë me përgatitje për dy ndeshjet në vijim, pasi që nuk ka kohë për tu ankuar për atë se çfarë ka ndodhur më parë.

Po ashtu, Giresse tregoi se çfarë pret nga skuadra për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, ndërsa shfrytëzoi rastin që barazimin ndaj Izraelit mos ta cilësojë si rezultat negativ.

Giresse më tej zbuloi se pse mungojnë në grumbullim lojtarët si Hadërgjonaj, Berisha e Zeneli.

Tekniku francez foli edhe për mesfushorin e Royal Antëerp, Arbnor Mujën, i cili u shpall kampion i Belgjikës, dhe që nuk është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga Kosova. Giresse tregoi se Muja kishte kërkuar garanci për vendin e titullarit, prandaj ishte zgjidhje më e mirë mos ta ftonte, se sa të vinte e më pas të mos luajë.

Situata e Mujës ka bërë që të ketë spekulime se Shqipëria po e kërkon atë, por që këto zëra i mohoi menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.

“Dardanët” kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025