Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se shuma prej 7500 euro për këshilltarin e jashtëm, Gani Jakupi nuk është pagë mujore, por një projekt 1 vjeçar për angazhim të tij në vendet jo njohëse të Kosovës.
Gërvalla, gjatë raportimit në Kuvend për ndarjet buxhetore të dikasterit të saj tha se shumica e mjeteve do të orientohet në lobim për njohje të reja, blerje të objekteve të ambasadave në disa vende si dhe hapje të misioneve të reja diplomatike, raporton KosovaPress.
Pas raportimit në Kuvend, ministrja foli edhe para mediave në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo tha se kanë disa shqetësime që i kanë adresuar për draftin e Asociacionit, mirëpo nuk dha detaje se a janë pranuar komentet e qeverisë në lidhje me atë.