Gërvalla sot ka filluar vizitën zyrtare në Republikën e Çekisë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.

 Gjatë kësaj vizite, temë qëndrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Sipas një komunikate të ministrisë, Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.

Krahas takimeve zyrtare ministrja Gërvalla do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025