Zëvendësministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se perëndimi duhet ta pranojë realitetin e ri dhe ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit i dha shuplakë partnerëve perëndimor dhe u rreshtua me një kriminel të luftës që kërcënon paqen, madje kërcënon me përdorim të armëve bërthamore.
Këto deklarata Gërvalla i bëri në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën "Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perespektivat e ardhshme".
Sipas saj, në këtë epokë ose duhet të jemi për Evropën, demokracinë, paqen ose me forcat e liga të cilët janë të gatshme të përdorin luftën si mjet për arritjen e synimeve ideologjike, politike.
“Lidershipi i Serbisë ka vendosur që politikën e jashtme të rreshtojnë me regjimin serb. Rishtazi në kularët e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë kanë nënshkruar një marrëveshje për këtë rreshtim... Serbia nuk ka probleme vetëm me Kosovën si fqinjë, Serbia me ndihmën e Rusisë në nivelet e ndryshme përpiqet të shkaktojë probleme edhe me fqinjë të tjerë në rajon, të cilët ende nuk janë anëtarë të BE-së nga Mali i Zi tek Maqedonia e Veriut dhe Bosnja”, foli ajo.
“Veprimet agresore të Rusisë, të Putinit në mbarë rajonin jo vetëm që janë agresive por janë edhe të jashtëligjshme. Mosnjohja e vendit tonë i dërgon një mesazh Putinit dhe agjendave të tij, Kosova është vend sovran i njohur ndërkomëtarisht dhe nuk ka asnjë analogji me rajonet e tjera dhe vendet e tjera anëtare të BE-së, ku disa pakica përfshihen në separatizëm për shkak së në këtë vend ka pushtet demokratik”, tha ai.
Gërvalla foli edhe për solidaritetin e popullit të Kosovës me Ukrainën dhe rreshtimin me ShBA-të dhe BE-në, lidhur me sanksionet që janë vendosur ndaj agresorit rus.