Diaspora mund të sjellë diçka më shumë se financat në Kosovë dhe se rëndësia e saj është e padiskutueshme. Kështu u tha në organizmin e ditës së dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, nga Ministria e Punëve të Jashtë dhe Diasporës.
Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla u shpreh e lumtur qe qeveria e Kosovës dhe institucionet kanë shprehur gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritet kryesore të këtij mandati. Ajo shtoi se ‘përveç parave, ne kemi nevojë edhe për përvojën e tyre’. Teksa potencoi faktin se diaspora sjellë në Kosovë çdo vit mbi 1 miliard euro remitanca.
Ajo shtoi se janë bërë hapa të rëndësishëm që t’u mundësohet diasporës të votojnë për Kosovë, jo vetëm përmes postës, por edhe nëpër ambasada e konsulata.
Ndërkaq, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se të kuptuarit e nevojave të diasporës është me rëndësi për çdo vend.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se rëndësia e diasporës është e padiskutueshme. Ai shtoi se si shtet multidemokratik kanë përfshirë diasporën në procesin e regjistrimit të popullatës, derisa potencoi se rreth 258 mijë njerëz janë regjistruar si anëtarë të diasporës.
Osmani tha se nga përvoja e tij si ministër, ka arritur në përfundim se mënyra e vetme për ta ndalur trendin e rritjes së migrimit të njerëzve, është ‘që t’i bashkangjitemi Bashkimit Evropian’.