Gërvalla përjashton përfshirjen e AKI-së në lajmin e Sllobodna Bosnës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Drejtori i RTK1, Rilind Gërvalla ka reaguar pas publikimit të disa incizimeve ku riaktualizohet edhe njëherë lajmi i “Sllobodna Bosnës”, i publikuar në RTK e ku përmenden dy media të Kosovës në konotacion negativ.

Në audio-incizimin publikuar së fundi, Gërvalla ka thënë se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së, ndërsa në reagimin e sotëm ai ka përjshtuar përfshirjen e AKI-së në lajmin e Sllobodna Bosnës, në të cilin janë përmendur dy media të Kosovës.

Reagimi i plotë i Gëvallës:

“Po vazhdon të diskutohet edhe më tej emri im dhe gabimi që tashmë është përmirësuar sipas rekomandimeve te KPM-së për lajmin e Slobodna Bosnës.

Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik.

Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!

Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen.

Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.

Keso lloj leshimesh qe i ka theksuar KPM, publikime te lajmeve te huazuara nga mediumet tjera ndodhin cdo ditë edhe ne mediumet e tjera, por nuk behen teme diskutimi me muaj te tere.

E kuptoj parafushaten e hershme, por mbi fushatat dhe partitë është ruajtja e vendit nga sulmet hibride qe ka bere dhe po i ben Serbia e Vucicit.

Uroj qe po si une ne rastet e mehershme qe i kam permendur ne pergjimin e paautorizuar, njejte edhe mediumet tjera do te bashkepunojne me organet e intelegjences, asnjehere per vete, gjithmone per te miren e atdheut.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024