Gërvalla në Berlin: Sulmi i 24 shtatorit, përpjekje për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor
Lexohet për: 2 min.
Gervalla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me ftesë të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë në konferencën ministrore në Berlin me moton “Union më i madh, më i fortë”.

Në kuadër të këtij takimi të përbashkët në nivel të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe shteteve që aspirojnë anëtarësimin në BE, ministrja Gërvalla prezantoi reformat e thella dhe sukseset e Kosovës në përmbushjen e agjendës evropiane, sundimin e ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe qeverisjes së mirë.

Ajo vlerësoi lart performancën, më të lartën e vendeve të rajonit, në indikatorë ekonomik dhe sundim të ligjit.

Ministrja Gërvalla po ashtu njoftoi ministrat me sfidat e sigurisë dhe përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin e 24 shtatorit ndaj Kosovës, i cili duhet parë jo vetëm si përpjekje për destabilizim të Kosovës, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ajo kërkoi dënim të ashpër nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij dhe vuri në pah faktin që siguria e kontinentit evropian do të duhej të zinte vend të rëndësishëm në të gjitha debatet rreth zgjerimit të BE-së.

Ministrja Gërvalla theksoi se zgjerimi i BE-së duhet bazuar në vlerat dhe parimet e mirëfillta evropiane dhe se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për të ecur me seriozitet rrugës së saj euroatlantike.

Gërvalla: Sanksionet ndaj Serbisë janë të domosdoshme - KosovaPress

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët - KosovaPress

Gërvalla i reagon Borellit: Sa turp - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024