Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas takimit që zhvilloi me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se miqësia me Turqinë është e bazuar në miqësi të gjatë në aspektin ekonomik dhe se investimet turke kanë luajtur rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas saj këto marrëdhënie janë të forta dhe vetëm sa do të forcohen.

Gërvalla foli edhe për paralajmërimin e Serbisë për bllokimin e pikave kufitare, ku tha se kjo është dëshmi e synimeve hegjemoniste të Serbisë.

“Serbinë e shohim si një rrezik real për stabilitetin rajonal dhe kërcënimi për bllokimin sot të pikave kufitare janë dëshmi e synimeve hegjemoniste dhe veprimeve konkrete destabilizuese të Serbisë që shkojnë përtej kërcënimeve verbale”, tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024