Gërvalla: Do të punojmë për një Kosovë edhe më të begatë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Gërvalla: Do të punojmë për një Kosovë edhe më të begatë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Partisë Guxo Donika Gërvalla ka folur mbi arritjet e kësaj partie si pjesë e udhëheqjes qeverisëse të vendit, duke thënë se në mandatin e dytë do të ketë një progres edhe më të madh, duke e shndërruar Kosovën si një shtet që duhet merret shembull nga të tjerët për nga arritjet dhe zhvillimet pozitive, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.  

Gërvalla para të pranishmëve të shumtë në tubimin e Partisë Guxo, ka thënë se gjatë mandatit të dytë qeverisës do të punohet për të sjellë progres substancial në fushat kyçe të jetës, me qëllim të ngritjes së standardit të jetës për qytetarët e Kosovës.

“Kush e ka imagjinuar në vitin 2021, atëherë kur të gjithë së bashku jemi nisur një rruge, të cilën nuk e kemi ditur se ku do të na çojë, por e kemi ditur se do të na çojë përpara dhe nuk ka mundësi të na çojë më mbrapa. Prandaj, të vendosur sikurse kemi qenë në vitin 2021, me një sërë idesh dhe arritjesh, të cilat edhe vitet 2025-2029 do ta begatojnë jetën politike e ekonomike dhe shoqërore të Kosovës, do të vazhdojmë punën tonë të bashkuar duke e mbajtur premtimin dhe duke kontribuuar çdo ditë për një Kosovë më të mirë, për një Kosovë ku qytetarët nuk largohen, por kthehen, për një Kosovë ku arsimi, shëndetësia dhe arsimi bëhen shembull jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në Evropë”, ka thënë Gërvalla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024