Gërvalla dhe Dendias flasin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Lexohet për: 2 min.
gervalla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, priti sot në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë takimit u diskutua për progresin e dukshëm të Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, procesin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe proceset e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

“Në vazhdim, ata diskutuan edhe për marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Greqisë dhe potencialin e madh për thellimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve. Nga takimi, doli vlerësimi i përbashkët për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve duke besuar se ky takim do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Greqisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025