Gen Z pa para, frikësohen t’ua kërkojnë borxhin miqve
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gen Z pa para, frikësohen t’ua kërkojnë borxhin miqve
sad
23/07/2026 - 19:18
Linku u kopjua

Të rinjtë e Gjeneratës Z, të cilët shpesh paguajnë faturat në darka me shoqërinë, mbulojnë pijet apo u japin hua miqve për bileta koncertesh dhe udhëtime, po e pësojnë rëndë për bujarinë e tyre.

Të rinjtë në të 20-at po zhyten në borxhe duke paguar paraprakisht shpenzimet e miqve dhe familjarëve, ndërsa shpesh nuk i marrin paratë mbrapsht nga frika e një bisede të pakëndshme. Kjo sjellje po njihet si “shmangia e pagesave”.

Sipas raportit të Zelle për vitin 2026, 76% e të rinjve të Gjeneratës Z që kanë paguar paraprakisht shpenzime grupore thonë se nuk janë rimbursuar plotësisht, ndërsa 55% pranojnë se kjo ka krijuar tension ose ka ndikuar negativisht në një marrëdhënie. Ndërkohë, 47% kanë përfunduar në vështirësi financiare si pasojë e kësaj.

Me koston e lartë të jetesës dhe shpenzimet për evente të mëdha, shumë të rinj nën moshën 30-vjeçare po humbasin para më shpejt sesa arrijnë t’i fitojnë. Disa shpenzojnë përtej mundësive të tyre për të mos humbur argëtimin, ndërsa të tjerë heqin dorë nga aktivitetet sociale për të përballuar shpenzimet bazë.

Sipas ekspertëve, 48% e të rinjve të gjeneratës Z e konsiderojnë vonesën në kthimin e parave si shmangie, ndërsa 33% thonë se diskutimi për borxhet mes miqsh shkakton stres dhe ankth. Gjithashtu, 14% e Gjeneratës Z kanë deklaruar se i kanë dhënë fund një miqësie ose marrëdhënieje për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë.

Sipas New York Post, psikologia klinike Traci Williams tha se “vonesa në kthimin e parave mund të krijojë probleme më të mëdha sesa vetë borxhi”, ndërsa komunikimi i drejtpërdrejtë dhe përdorimi i mjeteve të thjeshta të pagesës mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe ruajtjen e marrëdhënieve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026