Gazsjellësi IGB rrit lidhjen energjetike në rajon, duke ofruar mundësi për siguri të shtuar dhe shumëllojshmëri të furnizimit, thuhet në një postim në LinkedIn të IGB-së.
Kjo ishte ndër pikat kryesore të publikuara nga Zyrtarja Ekzekutive e ICGB-së, Teodora Georgieva, gjatë një konference në Selanik, organizuar në kuadër të kryesisë së Agjencisë së Lajmeve Athinë-Maqedonase, e ABNA-SE me seli në Sofje.
IGB aktualisht zhvillon 3 bcm/vit që është e barabartë me konsumin total të Bullgarisë. Puna e përbashkët për furnizimin me burime të larmishme në Ballkanin Perëndimor dhe ofrimi i opsioneve për transportin e gazit në Moldavi dhe Ukrainë është aktualisht një prioritet kryesor për ICGB si operator transmetimi dhe ne mund të shohim se kjo përputhet me përpjekjet evropiane për të mbështetur gjithashtu edhe rajonin, tha Georgieva.
Sipas saj, shumëllojshmëria nuk është më mendim i dëshiruar. “Kjo ka ndodhur tashmë me lançimin e IGB si një pikë referimi. Projekti është ndryshim, që ndihmon në sigurimin e ngrohjes për bizneset dhe konsumatorët vendas në kohë lufte dhe qëndrueshmërinë për vendet”, theksoi ajo.