Të papranueshme dhe neveritëse e ka quajtur dazetari serb Radomir Dimiq deklaratën e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dimiq e ka dënuar deklaratën e ministres serbe, duke e cilësuar atë edhe të rrezikshme.
Sipas gazetarit serb, një deklaratë e tillë tregon, siç është shprehur ai, “sa vend i sëmurë është Serbia” dhe se “bota serbe” përbën një projekt të rrezikshëm.
SA NAJVEĆIM GNUŠANJEM OSUDJUJEM I PLJUJEM U IZJAVU SRPSKE POSLANICE SNEŽANE PAUNOVIĆ ,KAKO BI ONA DA JE BILA UMESTO MILOŠEVIĆA IZVRŠILA POTPUNO ETNIČKO ČIŠČENJE ALBANACA NA https://t.co/njxObB7ec0 NAJBOLJE POTVRDJUJE KOLIKO JE SRBIJA BOLESNA ZEMLJA I SRPSKI SVET OPASAN PROJEKAT.
— Radomir Dimic (@radomir_dimic) July 14, 2026
Kujtojmë se gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999, forcat serbe kryen vrasje, masakra dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra persona u vranë ose u zhdukën.