Gazetari Ridvan Berisha është bërë target i disa postimeve online.
Ndaj tij thuhet se është përdorur gjuhë e urrejtjes nga një punonjës i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke nxitur edhe komente të tjera.
Madje, kanë kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet nga gjuha që fton për mos durim fetar në Kosovë.
Komunikata e plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka përcjellur me shqetësim disa postime online që kanë targetuar gazetarin, Rid Berisha, nga KosovaLive.net.
Berisha e ka njoftuar AGK-në, se një punonjës i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka shkruar me gjuhë të urrejtjes ndaj tij dhe ka nxitur edhe të tjera komente kundër, duke bashkuar disa foto të Berishës, duke bërë homazhe për sulmet e 7 tetorit në Izrael.
AGK-ja, e fton Bashkësinë Islame të Kosovës të distancohet nga gjuha që fton për mos durim fetar në Kosovë.