Sektori i gastronomisë në Kosovë është duke u ballafaquar me një lloj krize të qarkullimit, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët. Kështu ka thënë për KosovaPress, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, i cili ka theksuar se kjo sezon verore për gastronominë nuk ishte edhe aq me fat.
Vranica thotë se në këtë krizë të gastronomisë, ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që shumica e punëtorëve në këtë sektorë kanë lëshuar vendet e tyre të punës për një jetë më të mirë.
Sipas Vranicës, nga ana e bizneseve ka pasur ankesa të shumta, pasi që sipas tyre ka edhe një ulje të qarkullimit dhe të aftësisë shpenzuese në përgjithësi të njerëzve.
Vranica shton se punëtorët e këtij sektori nuk po munden t’ia dalin mjaftueshëm me të ardhurat mujore.Përveç ankesave nga sektori i gastronomisë , edhe qytetarët ankohen për shtrenjtimin e pijeve dhe ushqimit në kafe barët e natës gjatë sezonit veror.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...