Pas përurimit të sallës të edukatës fizike në shkollën “ Abdurrahim Gërguri “ në Dardhishtë të Obiliqit, u përurua edhe salla e edukatës fizike në shkollën “ Ibrahim Rugova” në Mazgit të poshtëm në këtë komunë.
Kryetari i Komunës të Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ky projekt për ndërtimin e këtyre dy sallave i ka kushtuar komunës të Obiliqit 1 milion e 100 mijë euro. Ai theksoi se Obiliqi është në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore.
Gjithashtu ai pati një kërkesë për nxënësit e këtyre shkollave, duke i lutur ata t’i ruajnë, që të mos dëmtohen, sepse po krijohen me vështirësi.
“Prindërit e juaj janë ata që na dhanë besimin e ne po e kthejmë me punë. Është krijuar goxha shumë mund për të realizuar një projekt kaq madhorë, e kam vetëm një porosi ta ruajmë të gjithë së bashku që mos ta dëmtojmë sepse me vështirësi ne po e krijojmë”, tha ai.