Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Federatës Aeronautike të Kosovës, Avni Kuçi, së bashku me përfaqësues të kësaj federate dhe sportistë të dalluar të paraglajdit.
Në këtë takim u prezantua puna e Federatës, roli dhe rëndësia e sporteve aeronautike në vend, si dhe sukseset e sportistëve në arenën ndërkombëtare, ku sportistëve të pranishëm i’u theksuan arritjet e larta të tyre.
Ndërkohë, në fokus të diskutimit ishte edhe promovimi dhe zhvillimi i mëtejmë i paraglajdit në Kosovë. U theksua se vendi ka potencial të madh natyror dhe njerëzor për të prodhuar sportistë të nivelit të lartë ndërkombëtar, si dhe për të qenë nikoqir i garave të rëndësishme ndërkombëtare.
Ky takim është një hap i rëndësishëm për forëcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit sportiv për avancimin e paraglajdit në Kosovë.