Gashani pret kampionët e kickboksit pas suksesit botëror
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani pret kampionët e kickboksit pas suksesit botëror
Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë Blerim Gashani ka pritur sot në një takim zyrtar krerët e Federatës së Kick Boksit të Kosovës, së bashku me sportistët që përfaqësuan vendin në Kampionatin Botëror të mbajtur në Turqi.
Gjatë këtë takimi u diskutua për planet dhe programin e mëtutjeshëm të federatës, si dhe për organizimin e garave që ndihmojnë në fuqizimin e këtij sporti në vend. Fokus i veçantë iu kushtua suksesit të madh të shënuar në "Turkish WAKO World Cup", ku Kosova rrëmbeu tri medalje të mëdha.
"Me krenari vlerësuam suksesin e sportistëve tanë, ku Kosova u përfaqësua denjësisht me një medalje të artë dhe dy të bronzta. Ky rezultat dëshmon përkushtimin dhe potencialin e jashtëzakonshëm të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare," u shpreh ministri.
Në fund të takimit, kreu i ministrisë rikonfirmoi zotimin për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj federatave, me qëllim krijimin e kushteve sa më moderne për zhvillimin dhe avancimin e sportit kosovar.
KosovaPress