Anëtari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara, rikujtoi vazhdimësinë e politikës gjenocidiale të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj popullit shqiptar.
“Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore duhej të nënkuptonte edhe fundin e politikave gjenocidale dhe të dhunës ndaj popullsive të tëra. Por për shqiptarët kjo nuk ndodhi. Nga platforma ideologjike gjenocidiale e Çubriloviçit për dëbimin masiv të shqiptarëve, deri te 'Patkoi' i gjenocidit e spastrimit etnik, shfaqet një vijë e qartë vazhdimësie e politikës gjenocidiale të ish Jugosllavisë e Serbisë ndaj popullit shqiptar. Nga ideja në zbatim.
Zhdukja me forcë, krimi që synon jo vetëm eliminimin fizik, por edhe zhdukjen e së vërtetës. Viktimat mbeten pa varr, familjet pa përgjigje, ndërsa pritja e tyre vazhdon.
Nderimi e ndriçimi i së vërtetës është detyrim ndaj familjeve sepse e drejta për të ditur është e drejta për të vërtetën.
Viktimave të gjenocidit dhe të rënëve në altarin e lirisë përjetësisht LAVDI”, shkroi Gara.