Gallieni: KFOR do të jetë prezent në veri derisa të ketë tensione
Lexohet për: 2 min.
konferecna-kfor-090623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, ka deklaruar se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të vendit. Ai ka thënë se KFOR-i nuk do të marrë kontrollin e veriut por ka theksuar se derisa të ketë tensione, trupat paqeruajtëse do jenë të pranishëm dhe të gatshëm të reagojnë.

Në një konferencë për media, kolonel Gallieni ka folur për situatën në veri të vendit që prej 29 majit kur protestuesit shfaqën dhunë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, duke i lënë të lënduar 30 prej tyre.

“Nuk ka afat (deri kur do të jenë prezente trupat e KFOR-it), sepse KFOR-i nuk po vepron në bazë të një plani, por po vepron duke marrë parasysh gjendjen e sigurisë dhe se si po evoluon kriza në rrugë. Pra, derisa të ketë një situatë tensioni e cila mund të përshkallëzohet në çdo moment në një nivel më të lartë të dhunës, KFOR-i do të jetë i pranishëm. KFOR-i nuk është për të mbrojtur njërën apo tjetrën palë, por është aty për të shmangur diçka shumë të rrezikshme”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/admin/kfor-ne-protestat-ne-veri-kishte-grupe-kriminale-qe-tentonin-te-sulmonin-ushtaret/

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, u bë e ditur kërkesa e ndërkombëtarëve për  zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024