Galatasaray mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Liverpoolit në Rams Park
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Galatasaray mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Liverpoolit në Rams Park
New Project (3)
10/03/2026 - 19:35
Linku u kopjua

Një fillim elektrik në Stamboll ka parë Galatasaray-n të dominojë pjesën e parë të sfidës së parë të raundit të 16-tëve në Champions League, duke u mbyllur me rezultatin 1-0.

Golashwnuesit e vendasve ishin dyshja sulmuese Osimhen dhe Lemina; në minutën e 7-të, pas një krosimi preciz nga goditja e këndit prej Gabriel Sara-s, Victor Osimhen kërceu bukur duke asistuar me kokë për Mario Lemina-n, i cili finalizoi pastër.

Megjithëse Liverpool u përpoq të kundërpërgjigjej përmes rasteve të Florian Wirtz dhe Ibrahima Konaté, portieri Uğurcan Çakır ishte në formën duhur për të ruajtur avantazhin.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë fizike dhe mjaft intensive, ku nuk munguan as shqetësimet për lëndime në kampin turk me Lemina-n dhe Barış Alper Yılmaz që kërkuan ndihmën e mjekëve.

Kosovapress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026