Futsall/ Kosova përballë Hoalndës në ndeshjen vendimtare, trajneri dhe lojtarët optimistë për sukses
Lexohet për: 4 min.
stervitja-1-280223
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futsall të premten do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024. Dardanët e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës, ndeshje e cila do të zhvillohet më 3 mars, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje. Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin Dardanët.

Në këtë ndeshje në postin e përzgjedhësit do të debutojë Agon Ramadani. Ai tha për KosovaPress se ekipi është në gatishmëri të lartë dhe në formë shumë të mirë para kësaj sfide duke përjashtuar mundësinë që të triumfojnë ndaj tyre në Prishtinë.

“Dëshira e lojtarëve është shumë e madhe, kemi ndeshje të premten ndaj Holandës. Momentalisht kemi gjasa matematikore për kualifikim, andaj deri në fund do ta synojmë kualifikimin deri në momentin që kemi gjasa...Holanda është një kombëtare që gjithmonë bënë paraqitje si qoftë në Kampio0natin Botëror, qoftë në Kampionatin Evropiane, kemi luajtur kundër tyre, besoj që kemi gjasa. Të them të drejtën, dëshira e lojtarëve, entuziazmi i tyre më bënë shumë të shpresoj që mundemi para tifozëve tonë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë, andaj do të luftojmë deri në fund për të arritur sukses.”, tha Ramadani.

Ramadan Alaj, njëri nga lojtarët e kombëtares duke vlerësuar lartë punën e trajnerit të ri, tha se skuadra është shumë e bashkuar për ta arritur qëllimin e madh për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Dihet që kthehemi pas tri ndeshjeve jo të mira që i ka zhvilluar Kombëtarja e Kosovës. Grupi është i konsoliduar, jemi të gjithë të bashkuar, jemi drejt një qëllimi kur dihet se ne kemi ende gjasa matematikore për ta kaluar këtë grup, të gjithë djemtë janë në formën e tyre më të mirë. Shpresojmë që t’ia dalim dhe në fund të arrijmë të kualifikohemi nga ky grup...Ndryshimet gjithmonë janë të mirëseardhura si në futboll si nëpër vende të punës ndryshimet gjithmonë i sjellin risitë, çdonjëri ka taktikën e vet të lojës. Këtu po shihet që ky dëshiron të punojë, është një trajner i cili i njeh të gjithë lojtarët, e njeh grupin dhe iu beson të gjithë lojtarëve.”, tha Alaj.

Mergim Dervishaj kaërkon mbështjej maksimale nga ana e tifozëve në palestër në mënyrë që lojtarët ta arrijnë një sukses kaq të madhe pasi një kualifikim eventual do të ishte historik për Kombëtaren e Kosovës.

“Po mundohemi të jaoim më të mirën që edhe e kemi obligim. Ne shpresojmë pasi që luhet vendas në përkrahjen e publikut ku edhe na nevojitet një mbështetje jashtëzakonisht e madhe që ne të korrim sukses dhe të dalim si të kualifikuar nga ky grup...Kemi luajtur edhe miqësore kundër tyre, edhe në kualifikime jemi përballur me ta, janë kombëtare e cila po bënë proges sëcilën ditë që po shkon, por edhe ne po përpiqemi që të bëjmë progres dhe mendoj se d t’i përballojm...Çdo kualifikim tutje është sukses i madh për ne si lojtarë edhe për Kosovën në përgjithësi ku edhe po shpresojmë në një gjë të tillë.”, tha Dervishaj.

“Një gjeneratë bukur e artë që gjithmonë kanë dhënë për futsallin e Kosovës këto 10-12 vite e kanë fundin e ciklit, andaj edhe në këtë grumbullim kam ftuar shumë lojtarë të rinj që patjetër do ta bartin barrën kryesore në këtë kombëtare. Këtyre djemve iu duhet kohë sigurisht, por dëshira e tyre po e kompensojnë me vullnetin që e kanë dhe përvojën e disa lojtarëve që e kemi me këta lojtarë të rinj mendoj që do të jetë një kombinim shumë i mirë për t’u paraqitur denjësisht kundër Holandës.”, theksoi Ramadani.

Ndeshja do të zhvillohet më 3 mars, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024