Futbollisti shqiptar përplaset me atë serb, çfarë ndodhi në Kroaci?
Lexohet për: 1 min.
gdfg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Hajduk Split triumfoi në fundjavë 0-2 ndaj Istra-s, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin kroat. Më shumë sesa vetë ndeshja, apo një gol i shënuar nga Sahiti, bëri bujë një episod i minutës së 27-të.

Futbollisti shqiptar i mysafirëve të Hajdukut, Emir Sahiti u përplas me lojtarin serb, Mladen Devetak. Më pas, u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, kapiten i Hajdukut. Gjithsesi, situata u qetësua dhe arbitri u mjaftua me një karton të verdhë të Livaja-s.

Ky takim u luajt në mes të një tensioni të madh, ku edhe pas sfidës disa tifozë janë përleshur me sigurimin. Hajduk Split kryeson kampionatin me 36 pikë dhe ndeshja e radhës është ndaj Goricës, në shtëpi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024