Futbollisti i Llapit vlerësohet më i miri i javës në Superligë
Lexohet për: 2 min.
Llapi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Çmimi “Ylli i Javës” për javën e 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës i ka takuar futbollistit të Llapit, Ilir Avdyli.

Avdyli u vlerësua si më i miri sepse gjatë gjithë lojës ishte në nivelin e detyrës e po ashtu kur skuadra e tij ishte me një lojtar më pak e mbrojti penalltinë dhe ishte më meritori që Llapi mori 3 pikë të plota.

Pasi mori këtë çmim portieri i Llapit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme dhe të vështirë, për faktin se në një periudhë të madhe të lojës luajti me një lojtar më pak, e madje disa minuta edhe me dy lojtarë më pak.

"Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i xhiros së 9-të, sidomos në një ndeshje kaq të luftuar siç ishte kjo me Lirinë. Është gjithmonë kënaqësi të arrish të mbrosh një penallti e ta ndihmosh ekipin me 3 pikët e radhës. Aktualisht pas përmbylljes e fazës së parë, Llapi gjendet në pozitën e dytë me vetëm një pikë pas Ballkanit dhe besoj që me punën që po bëjmë jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për punën që po e bëjmë bashkërisht", tha Ilir Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024