Futbolli drejt ndryshimit, FIFA prezanton teknologjinë e re për offside – foto
Lexohet për: 1 min.
3-Vjen
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përdorimi dhe zbatimi i ligjit të pozitës jashtë loje, të njohur ndryshe si offside, duket se është bërë më i diskutueshëm që kur VAR-i erdhi në skenë.

FIFA ka njoftuar se një sistem i ri jashtë loje gjysmë-automatike do të zbatohet në Kupën e Botës “Katar 2022” në nëntor të këtij viti.

Sistemi i ri, i cili duhet të jetë në gjendje të ndërtojë një paraqitje 3D të lojës brenda sekondave dhe t'i dërgojë një alarm gjyqtarit për të përcaktuar nëse një lojtar ishte jashtë loje apo jo, përcjell KosovaPress.

Siç u përmend nga “Diario AS”, nuk është ende e qartë nëse teknologjia do të përdoret gjatë 90 minutave apo nëse do të aplikohet vetëm gjatë rishikimeve të VAR-it.

Foton se si duket ky projekt e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024