Fushë Kosova “arrë e fortë” për Ballkanin, Gjilani mposht bindshëm Lirinë
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante dhe befasi.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova e ka shokuar Ballkanin duke e mposhtur 2:0, raporton KosovaPress.

Alden Skrijelj i siguroi sot fitoren vendasve, me dy golat e tij në minutën e 10’ dhe në minutën e 52’.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Gjilanit, e cila e mposhti 3:0 Lirinë me ndihmën e golave të Heric (minuta e 8’), Roganovic (minuta e 46’) dhe Basha (minuta e 85’).

Ndërkaq, ndeshja mes Malishevës dhe Llapit ende nuk ka përfunduar, ku rezultati qëndron 2:1 në favor të Malishevës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024