Abazi: Mërgata ka potencial të investojë në Kosovë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 4 min.
850x600_472882194_28034424092869922_422509590736094953_n1736266095
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kosova edhe gjatë vitit 2024, vazhdoi të ketë zhvillim të pakët ekonomik për shumë arsye, por ndër më kryesoret konsiderohet mungesa e vizionit dhe përgjegjësisë. Kjo situatë pritet të ndryshoi shpejt, sipas kandidatit për deputet nga LDK, Mustaf Abazi, pasi ai tashmë e ka zgjedhjen se si duhet punuar në këtë drejtim.

Abazi ka renditur faktorët që ndikuan të mos ketë progres ekonomik. Status qou në shumë fusha ka bërë që vendi jonë të ketë stagnim në sjelljen e investimeve nga jashtë, promovimi i kufizuar i produkteve vendore, mungesa e zonave ekonomik etj.

“Kosova vazhdon të vuajë nga mungesa e investimeve të huaja, çka po ndikon edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, rrjedhimisht në pamundësi të uljes se shkallës së papunësisë dhe varfërisë. E krejt kjo po vjen si pasojë e procedurave burokratike që janë të ngadalta dhe komplekse, duke dekurajuar investitorët.Pastaj, mungesa e zonave ekonomike të mirëorganizuara me taksa të ulëta dhe infrastrukturë moderne. Promovimi i kufizuar i Kosovës në tregjet ndërkombëtare si një destinacion i besueshëm për investime. Korrupsioni dhe mungesa e stabilitetit ligjor mbeten shqetësime për investitorët e huaj. Përkundër këtyre faktorëve, besoj fuqishëm se kjo gjendje do të ndryshojë me aplikimin e këtyre masave, e që do zbatohen me të ardhur LDK-ja në pushtet”, tha ai.

Abazi thotë se programi ekonomik  i LDK-së, është zgjedhja më e mirë për përmirësimin e jetës në vend dhe se kontributin e tij në diasporë, tani do ta jap edhe për vendlindjen.

“Diaspora kosovare luan një rol kyç në ekonominë e vendit, duke kontribuar jo vetëm me remitanca, por edhe me investime direkte. Por në qeverinë aktuale nuk ka ditur të shfrytëzoi këtë resursë, duke pasur komunikim të dobët mes institucioneve të Kosovës dhe diasporës, e të kujtohen vetëm në kohë fushate. Poashtu nuk ka lehtësira fiskale dhe administrative për bizneset e themeluara nga diaspora, potenciali i madh i diasporës për ekspertizë dhe investime mbetet i pashfrytëzuar. Prandaj, unë si kandidatë për deputet nga mërgata do të bëjë që të shtyjë përpara interesin e mërgatës tonë, duke kërkuar që të ketë lehtësira tatimore dhe subvencione për projektet e investimit. Gjithashtu mendojë të krijomë një fonde të posaçme për mbështetjen e iniciativave të diasporës në sektorë strategjikë. Të mbahen forume dhe samite për diasporën: Organizimi i takimeve të rregullta për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Dhe padyshim më e rëndësishmja përfshirja e diasporës në vendimmarrje: Konsultime të vazhdueshme për të kuptuar nevojat dhe prioritetet e tyre”, tha ai.

Ai premton se mision të tij në jetën politike do ta ketë zhvillimin e zonës ekonomike në llap dhe sjelljen diasporës për të investuar në Kosovë.

“Kosova ka kapacitete për t’u bërë qendër rajonale për inovacion, pasi potenciali i të rinjve të saj është i jashtëzakonshëm. Kosova ka popullatë të re me shkathtësi në fushën e tekonlogjisë, të cilët ekonominë e Kosovës do ta shëndrrojnë në ekonomi të dijes që është garnaci për zhvillim të qendrueshëm ekonomik. Por deri më tani kemi parë që  në Kosovë sistemi arsimor nuk përputhet me kërkesat e tregut të punës. Kemi mungesa e mbështetjes për startup-et dhe iniciativat e të rinjve, kjo bënë që të kemi papunësi të lartë të të rinjve dhe kjo po bënë që ata të shtyhen drejt emigrimit. Pavarësisht kësaj për gjitha këto ka hapësirë për punë, nëse me lejoni do të rendis disa pika se si mund të bëhet kjo: Punësimi dhe trajnimet profesionale: Subvencionim për kompanitë që punësojnë të rinj dhe krijimi i programeve të trajnimit në teknologji, turizëm dhe bujqësi. Mbështetje për startup-et: Krijimi i qendrave për inovacion dhe fonde për mbështetje financiare. Reforma në arsim: Përfshirja e moduleve praktike dhe partneritete me biznese për të rritur përgatitjen profesionale. Nxitja e pjesëmarrjes rinore: Mbështetje për projekte rinore në art, kulturë dhe sport, dhe krijimi i programeve për aktivizmin në komunitet. Kjo qasje e integruar do të ndihmojë në ndërtimin e një vizioni të qartë për përmirësimin ekonomik dhe social të Kosovës”, ka thënë ai./Syri.net/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025