Fushata, Lumir Abdixhiku investoi më së shumti për sponzorizime në rrjetet sociale
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Subjektet politike po vazhdojnë ta rrisin shumën e sponzorizimeve në rrjetet sociale edhe në javën e dytë të fushatës zgjedhore. E ai që investoi më së shumti deri tash është Lumir Abdixhiku.

Kështu u tha në konferencën e organizatave që monitoriojnë fushatën “Demokracia në Veprim”.

Hulumtuesja nw DNV, Violeta Haxholli tha se shuma e sponzorimeve po vazhdon të rritet në rrjetet sociale nga subjektet politike.

Nga 200 postime të bëra nga subjektet politike, kanë shpenzuar rreth 42 mijë euro shpenzime, dyfish më shumë se javën e parë.

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku prin me shpenzime për sponzorimizim me mbi 7 mijë euro. Pasuar nga kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza me rreth 7 mije euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025