Fushat sintetike të rrezikshme për lojtarët, mund të jenë edhe kancerogjene
Lexohet për: 2 min.
fusha-240224
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Për shkak të pamundësive financiare për të ndërtuar fusha të futbollit me bari natyral dhe kostos së lartë për mirëmbajtjen e tyre, pjesa dërmuese e fushave të futbollit në Kosovë janë të mbuluara me bari sintetik.

Kjo praktikë po konsiderohet të jetë e gabuar pasi fushat e tilla po ndikojnë jashtëzakonisht shumë në rritjen e numrit të lëndimeve të lojtarëve, por dyshohet se këto fusha mund të jenë edhe kancerogjene.

Fizioterapisti Lorik Maxhuni ka thënë për KosovaPress, se amortizimi jo i duhur i këtyre terreneve sportive po shkakton lëndime të rënda tek shumë lojtarë.

Si pasojë e këtyre kushteve, Maxhuni thotë se lojtarët e Superligës, po pësojnë këputje ligamentesh e dëmtime të miniskusit.

Përtej lëndimeve, problematikë e madhe e këtyre fushave po konsiderohet të jetë goma e zezë që e kanë në përbërje. Fizioterapisti Ervin Meqikukiqi ka thënë për KosovaPress, se kjo gomë mund të jetë kancerogjene, edhe pse deri më tani nuk ka konfirmime rreth kësaj çështje.

Ai ka shtuar se shtrimi i një fushe me bari sintetik duhet të kalojë nëpër katër faza, gjë e cila vështirë se respektohet në Kosovë.

I shqetësuar me ndikimin negativ që kanë këto fusha është shprehur edhe ish-presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi. Ai ka thënë se këto fusha janë tejet të rrezikshme, sidomos për lojtarët e grupmoshave të reja.

Duke parë këto të meta që kanë fushat me bari sintetik, njohësit e mjekësisë sportive kanë rekomanduar që ato të zëvendësohen sa më shpejtë me fusha me bari natyral, apo edhe me fusha sintetike të kualitetit më të lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025