Funksionalizimi i Gjykatës Administrative shihet si hap i madh drejt sundimit të ligjit, frikë nga vjetërsia e lëndëve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Funksionalizimi i Gjykatës Administrative shihet si hap i madh drejt sundimit të ligjit, frikë nga vjetërsia e lëndëve
odaamerikane140526
14/05/2026 - 12:23
Linku u kopjua

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative, Rexhep Gashi, u shpreh se funksionalizimi i kësaj gjykate javën e fundit përfaqëson hap të madh drejt sundimit të ligjit, rritjes së sigurisë juridike dhe avancimit të mbrojtjes gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve në raport me administratën publike.

Këto komente, Gashi i bëri në diskutimin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane me rastin e funksionalizimit të Gjykatës Administrative.

“Konsideroj që funksionalizimi i kësaj gjykate, përfaqëson një hap të madh drejt sundimit të ligjit, rritjes së sigurisë juridike dhe avancimit të mbrojtjes gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve në raport me administratën publike. Roli primar i vetë Gjykatës Administrative është kontrolli i veprimtarisë së administratës publike dhe ky kontroll do të realizohet përmes mbrojtjes gjyqësore që gjykata do t’ia ofrojë të gjitha palëve që i drejtohen gjykatës”, tha Gashi, raporton KosovaPress.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se themelimi i Gjykatës Administrative gjatë javës së kaluar është një prej zhvillimeve më të mëdha gjatë këtij viti për sa i përket arkitekturës gjyqësore në vend.

E, avokatja me përvojë të gjatë, Vjosa Shkodra, u shpreh se bizneset i kanë sytë kah Gjykata Administrative për shkak të kërkesave të tyre që nuk duan të ketë burokraci, por duan parashikueshmëri dhe një adresë se ku mund të trajtohet një kontest i tillë.

Shkodra tha se frikësohet se edhe Gjykatën Administrative do ta përcjell vjetërsia e lëndëve, por shtoi se lajm i mirë është se do të bëhet transferimi i gjyqtarëve me përvojë.

Teksa Agon Drini nga “Kerveshi & Partners”, tha se themelimi i Gjykatës Administrative paraqet gurëthemelin kryesor të reformës së drejtësisë së këtij viti bashkë me Gjykatën Komerciale në drejtim të etablimit të një drejtësie më të konsoliduar komerciale dhe administrative.

Deri në themelimin e Gjykatës Administrative, konfliktet administrative janë trajtuar nëpër gjykata të tjera, ku deri në vitin 2013, ato janë trajtuar nga Gjykata Supreme, ndërsa pas reformave në vitin 2013, një pjesë e konflikteve administrative kanë kaluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026