Fundjavë e nxehtë në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Pranvera ne Prishtine (10 of 12)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përgjatë ditëve të fundjavës, në vend po parashihet të mbajë mot relativisht stabil, me diell dhe i nxehtë, por që orëve të pasdites, do ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, nga java e ardhshme, po parashihet destabilizim i motit. Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vransira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e lokalisht edhe breshër. 

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohëpaskohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

4.06 - Nxehtë e pjesërisht vranët.  Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

5.06 - Kryesisht me diell e nxehtë.  Pasdite vende-vende priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima..

6.06 - Mot jostabil, kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave me shi.  Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive dhe me breshër.

7.06 - Kryesisht me vransira, e pasdite me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

8.06 - Kryesisht me vransira, e nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 13C e 16C, ndërsa maksimalet në fundjavë luhaten ndërmjet 30C e 33C, e deri të mërkurën zbresin në 25C.

Era fryn kryesisht nga krahu verior, lehtë dhe mesatarisht 5-12m/s.

Shtypja atmosferike me rënie graduale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025