FSSHK për vrasjen e Gjyljeta Ukellës: Punëtorët shëndetësorë në zi
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar pas vrasjes së anëtares së saj asistentes së stomatologjisë Gjyljeta Ukella nga Peja dhe kërkon nga autoritetet shtetërore zbardhjen e krimit. “Sot punëtorët shëndetësor janë në zi, i gjithë vendi është në zi, një jetë tjetër u shua, një grua tjetër mbeti viktimë,”, thuhet në reagim. FSSHK ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë të veprojnë njësoj edhe me rastet e tjera ku viktima janë gratë, ndërsa autorëve të krimeve t’iu shqiptohet dënim maksimal. FSSHK shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, kolegëve të saj nga Peja dhe i gjithë vendi. Sot, në orët e para të mëngjesit u raportua për vrasjen një gruaje një Pejë, që dyshohet se aktin e kreu bashkëshorti i saj. Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Pejës, Agim Krumehaj ka deklaruar se të dyshuarit i është sekuestruar arma dhe se aktualisht është duke dhënë informacione lidhur me aktin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024