Kontingjenti i FSK-së, së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022” në Gjermani.
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se stërvitja kishte për synim vlerësimin e gatishmërisë së njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore "Sky Soldiers", për të ekzekutuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse.
Stërvitja “Saber Junction’2022” promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, forcon aftësitë e partnerëve, mundëson SHBA-së të vendosë pajisjet më moderne për të gjitha misionet dhe ndërton ndërveprim dhe bashkëpunim midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, ka përfunduar Mehaj.