FSK investon në profesionalizëm, trajnim i ri për udhëheqjen e qitjeve ushtarake
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
FSK investon në profesionalizëm, trajnim i ri për udhëheqjen e qitjeve ushtarake
fsk
24/07/2026 - 16:13
Linku u kopjua

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, me synim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të qitjes.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi ka për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatimin e procedurave standarde, si dhe rritjen e sigurisë dhe efikasitetit gjatë realizimit të qitjeve dhe trajnimeve.

Ky trajnim kontribuon në rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për zhvillimin e sigurt dhe efektiv të aktiviteteve stërvitore në poligonet e stërvitjes.

Sipas FSK-së, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë organizimin e trajnimeve profesionale me synim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave ushtarake.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026