FSK evakuon banorët e fshatit Drejë të Istogut
Lexohet për: 2 min.
fsk
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rreth 30 persona janë në pritje për evakuim në fshatin Drejë të Istogut derisa 30 të tjerë tashmë janë evakuar nga ekipet e kërkim shpërtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit në këtë komunë.

Banorët të cilët kishin qëndruar të bllokuar në shtëpitë e tyre gjatë gjithë ditës për shkak të vërshimeve, janë dërguar në spitalin e Istogut për strehim, disa prej tyre tek të afermit, ka thënë Xhevat Demaj, drejtor i Emergjencave në Komunën e Istogut.

Ai ka bërë te ditur për KosovaPress se janë edhe shtatë familje të cilat duhet te evakuohen në këtë fshat.

“32 sa i tërhekëm, jemi duke i dërguar në Istog, kthehen FSK, do të intervenojmë edhe njëherë ka gjasa që të jenë edhe 30 persona”, ka thënë ai.

Derisa për fshatrat e tjera të kësaj komune, Demaj ka thënë se gjendja është stabile.

“Porsa u informova që gjendja nëpër fshatra të tjera që e kemi pas, në ato tetë fshatra, ka rënë niveli i ujit, nuk është dicka më rrezik më shumë, pritet tash tërë natën të shohim shiu çka po ben, ishalla nuk bie shumë, por momentalisht është situata e qetësuar”, ka shtuar ai.

Rreth 14 familje kishin mbetur të bllokuara në Drejë të Istogut gjatë gjithë ditës si pasojë e vërshimeve nga reshjet e mëdha të shiut.

Ndërsa dy të tjera ishin larguar gjatë ditës nga shtëpitë e tyre meqë uji u kishte dëpërtuar brenda. /G. Kadrija

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025