FSK dhe Ajoa me aktivitete të përbashkëta
Lexohet për: 1 min.
fsk iowa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ajoas, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA.

Pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Ajoa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ajoa-a, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet.

“Ky ishte aktiviteti i radhës i cili thelloi edhe me tej bashkëpunimin ndërmjet dy njësive, e që do të vazhdojë me trajnime e aktivitetet tjera në të ardhmen”, ka njoftuar FSK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024