Fregata greke do të merr pjesë në operacionin "Prosperity Guardian"
Lexohet për: 2 min.
Dendias
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka bërë të ditur se vendi i tij do të merr pjesë në operacionin shumëkombësh “Prosperity Guardian” në Detin e Kuq.

Ai ka thënë se kjo ka të bëjë në lidhje me mbrojtjen e anijeve tregtare, jetën e marinarëve dhe ekonominë ndërkombëtare.

"Komuniteti ndërkombëtar po përballet me një sfidë të madhe sigurie në zonën e Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit. Pas një urdhri të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i kërkova gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës Greke, zëvendësadmiralit Ioannis Drymousis, të vazhdonin me pjesëmarrjen e një fregate të marinës greke në operacionin shumëkombësh “Prosperity Guardian”, për mbrojtjen e anijeve tregtare, marinarëve dhe ekonomisë ndërkombëtare”, vuri në dukje Dendias.

Çmimet e naftës rriten shkaku i tensioneve në Detin e Kuq - KosovaPress

Sulmet ndaj anijeve tregtare nga anëtarë të grupeve të armatosura, dronë dhe raketa përbëjnë një kërcënim të madh kundër jetëve njerëzore, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar, ekonomisë globale dhe prosperitetit të qytetarëve.

Sulmet e Detit të Kuq nga grupi Houthi kërcënojnë zinxhirin global të furnizimit - KosovaPress

“Greqia, vendi me flotën më të madhe detare, ka një interes parësor në ruajtjen e lirisë së lundrimit dhe mbrojtjen e jetës së marinarëve”, theksoi ai.

“Për këtë çështje kam informuar edhe palën egjiptiane gjatë vizitës sime të fundit në Kajro. Është e vetëkuptueshme që fregata që do të marrë pjesë në operacion është e pajisur me pajisjet e nevojshme vetëmbrojtëse”, përfundoi Dendias. /ANA-MPA

Shkatërruesi amerikan rrëzoi 14 dronë të lansuar nga Jemeni në Detin e Kuq - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025