Franca nis evakuimin e qytetarëve dhe personelit diplomatik nga Sudani
Lexohet për: 1 min.
hh
1 vit më parë
Linku u kopjua

"Franca ka filluar një “operacion të shpejtë evakuimi” të qytetarëve dhe personelit diplomatik nga Sudani", njoftoi të dielën ministria e jashtme e vendit përmes një deklarate.

Sipas ministrisë, kjo do të përfshijë qytetarët e vendeve "partnere evropiane dhe aleate”.

Ky reagim erdhi mes evakuimeve të personelit të qeverisë amerikane dhe diplomatëve irakianë nga ambasadat në kryeqytetin Khartoum, si dhe evakuimet e para të civilëve nga vende si Katari, Egjipti, Kanadaja, India, Burkina Faso dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga zyrtarët sauditë, shkruan CNN, përcjell KosovaPress

Luftimet midis dy fraksioneve ushtarake rivale në vend – Forcat e Armatosura Sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) – vazhdojnë pavarësisht një armëpushimi 72-orësh të shpallur për festën e Bajramit.

Edhe ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoumi, në Sudan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024